
Edhe pse rrugët e tyre janë ndarë, Stresi dhe Kejsi vazhdojnë të ruajnë një raport miqësor, gjë që shpesh reflektohet edhe në rrjetet sociale.
Së fundmi, Kejsi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi ka publikuar në Instagram Story një video ku shfaqet duke kënduar dhe argëtuar nën tingujt e këngës më të re të Stresit, “La Vida Loca”.
Postimi i saj nuk i ka shpëtuar syrit të reperit, i cili vendosi ta rishpërndajë videon në profilin e tij, duke i shtuar edhe një koment plot humor.
“Ik shpi, er dreq”, shkroi Stresi, duke e shoqëruar reagimin me emoji të të qeshurave, çka u pëlqye menjëherë nga ndjekësit e tyre.
Ky nuk është rasti i parë që ish-çifti shkëmben gjeste miqësore në publik. Vetëm pak ditë më parë, Kejsi i dedikoi reperit një urim të veçantë për ditëlindje, përmes një videoje emocionuese dhe fjalëve të ngrohta.
Pavarësisht se nuk janë më bashkë, duket se Stresi dhe Kejsi vazhdojnë të ruajnë respektin dhe mbështetjen ndaj njëri-tjetrit, duke dëshmuar se marrëdhënia mes tyre mbetet e afërt.
