Mbretëresha Elizabeth II e mirëpriti ngrohtësisht Meghan Markle në familjen mbretërore pasi aktorja filloi të takohej me Princin Harry, sipas një eksperti mbretëror në Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II mendonte se Meghan Markle do të ishte "një frymë e freskët" dhe "një pasuri e madhe për Monarkinë", shprehej eksperti mbretëror, sipas mirror.co.uk.
Princi Harry dhe Meghan e quajtën vajzën e tyre Lilibet si një shpërblim për stërgjyshen e saj nga babai, Mbretëresha Elizabeth II, e cila mirëpriti ngrohtësisht Meghanin në familje pasi e takoi për herë të parë dhe e lejoi të bashkohej me Harry-n për të festuar Krishtlindjet në Sandringham në vitin 2017, pesë muaj para dasmës së tyre në Kapelën e Saint George. Ky ishte një veprim i paprecedentë nga Mbretëresha, pasi në të kaluarën gratë e tjera që janë martuar në Ëindsor, si Kate Middleton dhe Sophie Rhys-Jones, duhet të prisnin deri pas dasmës së tyre për t'u ftuar në Krishtlindje.