KreuCelebrity

“Kate kishte paruke në daljen e fundit publike”, burimi: Po fshihte efektet e kimioterapisë!

“Kate kishte paruke në daljen e fundit publike”, burimi: Po

Pas shumë muajsh mungese, Princesha e Uellsit Kate Middleton bëri paraqitjen e saj të shumëpritur publike në eventin Trooping the Color më 15 qershor 2024. Ngjarja u ndoq me interes nga publiku, sidomos për shkak të fshehtësisë që ka rrethuar betejën e princeshës me kancerin. Kate kishte veshur një kostum elegant të bardhë, por ndjekësit vunë re se flokët e saj ishin më të errët dhe më pak të gjallë se zakonisht.

“Kate kishte paruke në daljen e fundit publike”, burimi: Po

Gazeta El Nacional citon stilisten Annita Ruiz të ketë konfirmuar se Kate Middleton mbante një paruke në këtë dalje publike, me qëllim fshehjen e efekteve anësore të kimioterapisë. I njëjti burim pohoi se grimi i saj zgjati më shumë se dy orë. Për më tepër, make up-i, rrobat, aksesorët ishin zgjedhur posaçërisht për të fshehur shenjat e sëmundjes dhe trajtimin dhe për të parandaluar spekulimet e mëtejshme. Përpos parukës, Middleton duket se kishte vënë edhe qerpikë fallso, sërish edhe në këtë rast për të fshehur efektet e kimioterapisë, e cila mund të shkaktojë rënie të tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF