KreuCelebrity

Ndarja me bashkëshortin, Enada Hoxha: Në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm!

Ndarja me bashkëshortin, Enada Hoxha: Në këtë botë

Enada Hoxha ka folur sërish lidhur me divorcin e saj me Gerd Vason, qe befasoi publikun, ik cili ishte mesuar t`i shikonte gjithmone bashke. Balerina dhe koreografja e njohur tha se puna e saj është e rëndësishme, e sidomos mbështetja emocionale në momente të veçanta.

E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari se sa e rëndësishme ka qenë puna për të në këtë periudhë, Enada u shpreh me mirënjohje se angazhimi profesional ka qenë një burim force dhe stabiliteti.

“Shumë e rëndësishme dhe falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi shumë falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort, që na mbështesin dhe unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm, duke filluar nga njerëzit me të cilët jetoj, familjarët e mi, njerëz që pafund më shprehin dashuri çdo ditë, e kam zemrën plot”, tha Hoxha.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF