KreuCelebrity

Nën akuza në Australi; Belina Pupa sqaron të vërtetën!

Nën akuza në Australi; Belina Pupa sqaron të vërtetën!

Belina Pupa është vënë nën akuzë për kultivimin e një sasie droge të kontrolluar dhe ndërhyrje të paautorizuar në furnizimin elektrik në Australi.

Terapistja e njohur po përballet me akuzën e kultivimit të 43 bimëve kanabisi në një pronë në Ascot Park.

Nën akuza në Australi; Belina Pupa sqaron të vërtetën!

Pasi lajmi ka bërë xhiron e rrjetit, Belinda është pyetur nga Dritare TV, ku ajo ka thënë të vërtetën e saj.

“Përshëndetje Dritare TV. Bëhet fjalë për një pronë të dhënë me qira por që është me emrin tim. Gjyqi po mbahet për pasqyrimin e fakteve. Nuk mund të them asgjë më shumë, derisa çështja të mbyllet, për arsye hetimesh në radhë të parë por edhe për të qenë e qartë për të gjithë në fund, në radhë të dytë. Ju falënderoj që më pyetët përpara se të shpërndanit një lajm të përçudnuar!”, ka shkruar zonja Pupa.