KreuCelebrity

Olivia Wilde thyen heshtjen për Harry Styles: Njerëzit u zemëruan sepse ishim të lumtur

Olivia Wilde thyen heshtjen për Harry Styles: Njerëzit u zemëruan

Olivia Wilde ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj kritikave që mori gjatë lidhjes së saj me Harry Styles, duke e cilësuar reagimin e publikut si të pakuptimtë.

Gjatë një interviste në podcastin Call Her Daddy, aktorja dhe regjisorja u pyet për arsyet pse marrëdhënia e saj me këngëtarin shkaktoi kaq shumë debat, veçanërisht për faktin se ajo ishte 10 vite më e madhe në moshë. Wilde, e lindur në vitin 1984, ndërsa Styles në 1994, tha se standardet e dyfishta ndaj grave vazhdojnë të jenë të pranishme.

“Është diçka që ende nuk e kuptoj plotësisht. Ky është një problem që ekziston prej kohësh në shoqëri dhe nuk ka të bëjë vetëm me mua. Njerëzit ishin vërtet të zemëruar”, u shpreh ajo.

Sipas Wilde, lidhja e tyre ishte e qetë dhe e mbushur me dashuri, larg zhurmës së rrjeteve sociale.

“Ishte një marrëdhënie shumë e ëmbël dhe romantike, por edhe shumë familjare. Jetonim në botën tonë dhe gjykimet nuk na ndikonin. Dukej sikur lumturia jonë i zemëronte njerëzit. Shkoja në koncertet e tij dhe kërceja, ndërsa reagimet ishin sikur të thoshin: ‘Si guxon të argëtohet?’”, tregoi ajo.

Olivia Wilde dhe Harry Styles u njohën gjatë xhirimeve të Don't Worry Darling dhe nisën lidhjen në fillim të vitit 2021. Romanca e tyre zgjati deri në fund të vitit 2022.

Pas ndarjes, Wilde pati një lidhje të shkurtër me tregtarin e artit Caspar Jopling, ndërsa Harry Styles është prej kohësh në një romancë me Zoë Kravitz.