I vendosur në Lisbonë, kryeqytetin e Portugalisë, Oqeonariumi i Lisbonës (Oceanário de Lisboa) është akuariumi i dytë më i madh në Evropë dhe strehon rreth 16 mijë krijesa detare nga 450 specie të ndryshme. I hapur në vitin 1998 si pjesë e Panairit Botëror Expo ’98, ai përmban një rezervuar gjigant me një kapacitet prej 5 milionë litrash uji, ku mund të shihen peshkaqenë, pinguinë dhe peshq tropikalë. Ky objekt është një atraksion i rëndësishëm turistik që tërheq vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit, duke ofruar një dritare unike në botën nënujore.
Destinacionet klasike si bregu i Amalfit me fshatrat e tij piktoreskë, Riviera Franceze dhe bregdeti kroat me peizazhet e tij mahnitëse vazhdojnë të jenë zgjedhje të preferuara. Por nëse këtë verë kërkoni diçka më ndryshe, një përzierje mes historisë, komoditeteve moderne dhe plazheve me rërë të bardhë që ngjajnë me Karaibet ka një vend që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje.
-
Parfumet me myshk, perfekte për verën!
4 Qershor, 12:28
I fshehur përgjatë brigjeve të Detit Jon, Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë, po shihet si një parajsë e re europiane, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Me ujëra të kristalta, rërë të bardhë dhe një natyrë të ruajtur, Ksamili ofron një përvojë të ngjashme me Karaibet, por pa kostot e larta.
Nga ishujt e vegjël e të fshehtë, te vendet me trashëgimi botërore të UNESCO-s dhe vijat bregdetare të virgjëra, kjo perlë shqiptare ofron një arratisje unike, ku bukuria ekzotike ndërthuret me trashëgiminë kulturore. Është pa dyshim një ndër destinacionet më të jashtëzakonshme dhe të përballueshme për pushime bregdetare në Evropë.