
Selin Bollati ka ndarë me ndjekësit një aspekt personal që e shoqëron prej vitesh dhe lidhet me bamirësinë.
Shkak u bë një pyetje që ajo mori në Instagram nga një ndjekës, i cili e pyeti se çfarë ndodh me rrobat që nuk i përdor më. Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania” zbuloi se pjesën më të madhe të tyre i dhuron në xhami, ku më pas shpërndahen për njerëzit në nevojë.
“Rrobat që nuk i vesh më i dërgoj në xhami. Madje nesër është dita për t’i dorëzuar”, shkroi ajo në përgjigjen e publikuar në InstaStory.

Më tej, Selin sqaroi se kjo është një nga pyetjet që i drejtohet më shpesh nga ndjekësit. Ajo tregoi se herë pas here u ka dhuruar veshje edhe vajzave që i kanë shkruar në mesazhe private, por prej shumë vitesh zgjedh t’i dërgojë kryesisht në xhami.
Sipas saj, ky është një zakon që e ka ndjekur edhe përpara se të bëhej pjesë e “Big Brother VIP Albania” dhe që vazhdon ta mbajë edhe sot, me qëllim që të ndihmojë familjet dhe personat në nevojë.
