Nëse jeni prej atyre burrave që ju pëlqen të mbani mjekër, duhet ta dini se njësoj si flokët edhe mjekra kërkon një kujdes të veçantë.
Që në kohët e lashta, të kishe mjekër ishte një shenjë dinjiteti, nderi, respekti dhe mençurie. Ndonëse kjo simbolikë mund të jetë zbehur me kalimin e kohës, nuk është aspak gabim nëse dikush vendos të mos heqë qimet e fytyrës vetëm sepse ndihet joshës dhe seksi. Hollywoodi apo edhe showbiz-i shqiptar është mbushur plot me burra që preferojnë të rrisin mjekrën.
Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup por nuk jeni të sigurt se si dëshironi të duket stili juaj i mjekrës, më poshtë ju tregojnë disa nga stilet më 'in' të mjekrës të vitit 2024, të paraqitura nga lista e nxehtë e Hollivudit.