KreuKuzhine

4 receta për festa nga "Bordo"!

4 receta për festa nga "Bordo"!

Aromë agrumesh

Për festa nuk ka sesi në tavolinë të mungojnë agrumet, qofshin portokalle apo limona. Ato kanë një aromë fantastike, tipike për këtë sezon, ndaj me to mund të gatuani pjata të kripura dhe të ëmbla, sepse dhurojnë një shije të papërsëritshme. Në këto ditë kur po mendoni menunë e Vitit të Ri, “Bordo” ju sugjeron disa receta që mund t’i befasoni njerëzit tuaj dhe që mund ta mbushin me aromë portokalli dhe limoni shtëpinë tuaj.

Sallatë me kopër, portokall dhe avokado

Përbërësit: 1 portokall, 1 avokado, kopër, panxhar, kripë, vaj ulliri ekstra i virgjër, limon.

Përgatitja: Qëroni finokun dhe priteni në feta. Pritini portokallin në disqe jo shumë të trasha. Pritni hollë koperin dhe shtojeni sipër portokallit, duke e spërkatur me kripë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë të marinohen. Prisni panxharin në feta dhe rregullojeni me kripë, vaj dhe lëng limoni. Në fund prisni avokadon duke e spërkatur me lëng limoni, që të mos nxihet dhe nëse dëshironi pak vaj. Spërkateni me kripë. Mblidhni të gjithë përbërësit e sallatës në një enë dhe marinojeni me kopër. Në fund shtoni pak uthull balsamike dhe pak fara sipas dëshirës.

4 receta për festa nga "Bordo"!

Spageti me limon

Përbërësit: 160 g spageti, 1 limon të madh, qepë e njomë e madhe, 1 kuti pana, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe piper.

Përgatitja: Ngrohni pak vaj në një tigan dhe më pas shtoni qepën e qëruar dhe të grirë hollë. Lëreni qepën të skuqet lehtë në zjarr të ulët. Sapo qepa të jetë skuqur, shuajeni me lëng limoni të filtruar dhe më pas shtoni lëkurën e limonit të grirë. Përziejini dhe lërini të ziejnë në zjarr të ulët. Më pas shtojini panan, derisa të përftoni një salcë të trashë dhe kremoze. Hiqeni tiganin nga zjarri dhe rregulloni me kripë dhe piper.

Zieni makaronat në ujë të bollshëm me kripë dhe pasi të jenë gati, kullojini dhe hidhni direkt në tigan ku gjendet salca e limonit. Gatuajini edhe pak minuta derisa pasta të marrë aromën e limonit. Shërbejeni duke i shtuar sipër pak lëkurë limoni të grirë dhe piper të sapo bluar.

4 receta për festa nga "Bordo"!

Rosë në furrë me agrume

Përbërësit: 100 ml konjak, 40 g gjalpë i shkrirë, 2 portokalle, 1 rosë e egër afërsisht 2.5 kg, 1/2 gotë verë e bardhë, sherbelë, rozmarinë, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë, piper, 50 g sheqer, 100 ml ujë, 10 g miell mistri.

Përgatitja: Merrni rosën dhe pastrojeni me ujë, pastaj thajeni me letër thithëse. Më pas, me spango fiksoni këmbët dhe krahët. Fillimisht skuqni rosën në një tigan të madh me pak vaj, duke e kthyer nga të gjitha anët.

Ndërkohë, shtrydhni një portokall dhe kullojeni. Portokallin tjetër priteni në copa të vogla. Rosa ndërsa skuqet, shtojini konjak derisa të avullojë.

Më pas transferoni rosën në një enë tjetër për furrë, rregullojeni mirë me kripë dhe piper, pastaj shtoni sipër lëngun e portokallit, verën e bardhë dhe pak ujë. Mbushni brenda rosën me disa feta portokalli dhe erëza aromatike, ndërsa pjesën e jashtme lyeni me gjalpë. Para se ta vendosni në furrë, shtoni sipër feta portokalli dhe erëza, e në fund mbulojeni me letër alumini. Piqeni në një furrë të parangrohur në 200°C për rreth një orë dhe më pas hiqni letrën dhe vazhdoni pjekjen edhe për 15 minuta të tjera.

Ndërkohë përgatisim kremin: presim hollë lëkurën e gjysmë portokallit deri te pjesa e bardhë, në mënyrë që t’i heqim pjesën e hidhur. Më pas lëngun e portokallit e përziejmë në një tenxhere ku kemi hedhur sheqerin, ujin dhe miellin e misrit. Përziejeni në zjarr të ngadaltë, duke shtuar edhe disa lugë nga lëngjet që ka lëshuar rosa gjatë pjekjes dhe në fund hidhni lëkurën e portokallit, e cila do të aromatizojë salcën.

Nxirreni rosën nga furra dhe lyejeni sipër me salcë me anë një furçe. Vendoseni sërish në furrë edhe për rreth dhjetë minuta. Hiqeni nga furra derisa të ketë marrë ngjyrë të artë dhe lëreni të kullojnë edhe për 10 minuta. Mund ta shoqëroni me patate të pjekura.

4 receta për festa nga "Bordo"!

Cheescake me limon

Përbërësit: 250 g biskota, 120 g gjalpë, 450 g djathë kremoz, 450 g, 100 g krem, 120 g kos i bardhë, 180 g sheqer, 2 vezë, 1 limon, feta limoni për dekor, mente.

Përgatitja: Fillimisht biskotat i vendosim në mikser dhe i përziejmë derisa të bëhen pluhur. Më pas i kalojmë në një enë, ku shtojmë gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë me lugë. E shpërndani masën në një kallëp me diametër 22 centimetra të veshur me një letër furre dhe e ngjeshim me anë të një luge. Kur të jetë gati, vendoseni në frigorifer për 30 minuta.

Ndërkaq në një enë tjetër, përzieni djathin e freskët me lëkurën e limonit të grirë, sheqerin dhe kosin. Shtoni pastaj vezët dhe në fund kremin, duke e përzier butësisht. Pasi të jetë gati, hidheni kremin mbi bazën e biskotave. Piqeni në furrë në temperaturë 170°C për rreth 60 minuta.

Pasi të jetë pjekur, nxirreni cheesecake-un nga furra dhe lëreni të ftohet. Mbajeni në frigorifer derisa të jetë gati për t'u shërbyer dhe më pas zbukurojeni me feta limoni dhe gjethe menteje.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF