KreuKuzhine

Sanduiç me mocarela dhe açuge nga Conad

Sanduiç me mocarela dhe açuge nga Conad

Kjo recetë është një variant i ushqimit të skuqur napolitan. Mocarela bashkohet me notat e shijshme të açugeve, të cilat balancojnë ëmbëlsinë e qumështit duke dhuruar një shije fantastike. Një recetë e thjeshtë në dukje, por që kërkon vëmendje, ndaj ndiqni me kujdes hapat për të parandaluar hapjen e mbushjes gjatë gatimit.

Përbërësit:

8 feta bukë sanduiçi pa kore,

1 mocarela,

8 fileto açuge Mar Contabrio nga Sapori & Idee Conad,

100 ml ujë i gazuar i ftohtë, 100 ml qumësht i plotë nga Sapori & Dintorni Conad,

1 vezë, 200 g miell 00,

20 g maja birre e freskët,

vaj për skuqje sipas shijes,

kripë,

piper

kripë kokërrmadhe.

Përgatitja:

Përgatitni brumin duke përzier qumështin dhe majanë, tretini mirë dhe pastaj shtoni ujin e gazuar, vezën, miellin, kripën dhe piperin. Me një rrahëse punojini derisa të bëhet një masë e lëmuar dhe pa kokrriza. Mbulojeni me qese plastike dhe lëreni të pushojë për rreth 1 orë.

Pritini mocarelën në feta dhe thajeni me letër kuzhine. Më pas mbushni fetat e bukës së sanduiçit, duke vendosur një shtresë mocarelë dhe sipër një fileto açuge. Mbylleni duke vendosur sipër një fetë tjetër buke, duke ngjitur skajet e tyre që të mos hapen. Zhytni sanduiçët e sapoformuar në brumin e butë dhe më pas skuqini në vaj në temperaturë 180 gradë Celsius derisa të marrin ngjyrë të artë.

Ju bëftë mirë!

Vendosini në një letër për të kulluar dhe shtoni sipër pak kripë kokërrmadhe para se t’i servirni.