KreuStil Jetese

Endju Dekor: Një kombinim i elegancës dhe pasionit familjar

 

“Endju Dekor” është një biznes familjar i krijuar nga familja Demneri, i specializuar në dekorimin dhe organizimin e eventeve të paharrueshme. Me një përkushtim të thellë ndaj bukurisë dhe detajeve, ky biznes drejtohet nga të gjithë anëtarët e familjes me dashuri dhe pasion.

Endju Dekor: Një kombinim i elegancës dhe pasionit familjar

Në krye të procesit krijues qëndron Endi Demneri, një vajzë jo vetëm e bukur, por edhe e diplomuar në Arkitekturë dhe Interior Design. Endi është përgjegjëse për ideimin dhe dizajnimin e dekoreve, duke sjellë një prekje unike dhe me shije të rafinuar. Krahu i saj i djathtë është vëllai Jurgen Demneri, i cili kontribuon në realizimin e dizajneve me një sy kritik dhe përkushtim maksimal për detajet.

Endju Dekor: Një kombinim i elegancës dhe pasionit familjar

Stafi i “Endju Dekor”, i udhëhequr nga vlerat e familjes Demneri, krijon një atmosferë të ngrohtë dhe marramendëse për çdo event. Dekoret janë të punuara me kujdes dhe dashuri nga vetë Endi dhe Jurgeni, duke reflektuar kulturën e tyre për të bukurën dhe perfeksionin.

Endju Dekor: Një kombinim i elegancës dhe pasionit familjar

Për festat e fundvitit, “Endju Dekor” ka nisur një promocion ekskluziv, duke ofruar zgjidhje të personalizuara për organizimin e eventeve. Nga ideimi deri te realizimi, çdo detaj trajtohet me profesionalizëm dhe përkushtim.

Endju Dekor: Një kombinim i elegancës dhe pasionit familjar

Së fundmi, “Endju Dekor” ka realizuar dekorime të nivelit të lartë për evente, si fejesa e Enki dhe Andi Shehit, si dhe festa e zbulimit të gjinisë së bebit të futbollistit Myrto Uzuni. Kjo e fundit u vlerësua nga komuniteti ndërkombëtar i futbollit dhe u nda nga platforma prestigjioze 433, e cila numëron mbi 75.8 milionë ndjekës.

Endju Dekor: Një kombinim i elegancës dhe pasionit familjar

“Endju Dekor” vazhdon të ngrejë standardet e estetikës dhe organizimit të eventeve në Shqipëri, duke ofruar jo vetëm shërbim, por edhe një përvojë të paharrueshme për klientët e saj.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF