aksidentohet

Ndërpriten xhirimet! Aktori i famshëm aksidentohet rëndë - Celebrity
KreuCelebrity

Ndërpriten xhirimet! Aktori i famshëm aksidentohet rëndë

Filmi i titulluar “211”, është një prodhim Hollywood-ian policesk, që po xhirohet në Bullgari, në të cilin i është besuar një rol edhe këngëtares shqiptare Bleona Qerreti. Bukuroshja shqiptare, do të ketë fatin të luajë përkrah yllit Hollywood-ian Nicolas Cage, i cili do të ketë rolin e një polici. Por duket se xhirimet nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për Cage, pasi gjatë një skene ai është aksidentuar duke thyer kyçin e këmbës. Aktori është transportuar menjëheë në qendrën më të afërt mjekësore dhe pasi ka marrë mjekimet e duhura ai ka fluturuar drejt Los Angelos, për të marrë shërbimin e specializuar. Për këtë arsye xhirimet do të ndërpriten për tre javë, kohë që i duhet aktorit për t’u rekuperuar plotësisht.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF