Enca Haxhia është e bindur që Nicky Minaj e ndjek dhe e ka kopjuar! - Celebrity
KreuCelebrity

Enca Haxhia është e bindur që Nicky Minaj e ndjek dhe e ka kopjuar!

Këngëtarja Enca Haxhia është një ndër personazhet shqiptar me më shumë ndjekës në rrjetin social instagram. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re “Kujt po i han” e cila si të gjitha këngët e Encës ka rrëmbyer shumë klikime. Por, duket se reperja me famë botërore Nicky Minaj është “akuzuar” nga Haxhia për plagjiaturë. Realizimi i këngës  së fundit të Minaj ka ngjashmëri me atë të artistes  shqiptare, dhe ky fakt nuk i ka shpëtuar Haxhias dhe e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instastory. Në këngën “Kujt po i han” në një prej fragmente Enca shfaqet ne një kornizë në mur si Monaliza, e duket se te njëjtën gjë ka bërë edhe Nicky në krijimin e saj të fundit “Woman like me”.

“Jam gjithmonë njē hap përpara si dhe mendjet e mëdha mendojnë njësoj”; shkruan këngëtarja shqiptare.

Të jetë frymëzuar vallë Minaj nga Haxhia për klipin e saj të ri?! Edhe mundet, pasi çdo ditë e më shumë talentet nuk po njohin më kohë e hapësirë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF