KreuStil Jetese

Carpisa hap dyqanin e dytë në Tiranë

I keni parasysh ato rrugicat tipike italiane… Tavolinat e vogla jashtë dhe vitrinat pas të cilave fshihen produktet më të mira për të cilat Italia është e njohur. Muzika që i bën të gjithë të ndihen sikur kanë lindur në atë vend dhe atmosfera e këndshme prej “La Dolce Vita” që nuk perëndon kurrë…, por kjo situatë u përjetua në Tiranë.

Nën këtë atmosferë marka e njohur Carpisa, pjesë e Fashion Group hapi në fundjavë në kryeqytet dyqanin e saj më të ri në rrugën Myslym Shyri, pranë dyqanit Okaidi, i dyti pas atij në TEG. Në këtë event të veçantë me muzikë italiane, blerësit përfituan ulje 20 për qind çmimesh për koleksionin e ri dhe valixhet, ndërsa nuk munguan dhuratat dhe atmosfera festive me të ftuar specialë. Pikërisht në të njëjtën ditë u prezantua edhe koleksioni i ri i çantave pranverore, një bashkëpunim me aktoren Penelope Cruz.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF