KreuArt

Personazhet e showbiz-it në “rrjetën” e Kapexhiut!

Revistës BORDO i është bashkuar një nga emrat më të njohur të karikaturistëve në Shqipëri, Bujar Kapexhiu. Ndryshe nga ajo çfarë ka ndodhur deri më sot, ku politika ka qenë prioriteti i artit të tij, në faqet e BORDO do të jenë në fokus vetëm personazhet e showbiz-it.
Në numrin e fundit të BORDO, Kapexhiu me penelin e tij ka sjellë figurat përfaqësuese më të njohura të ekranit, sikurse janë: Vera Grabocka, Alketa Vejsiu, Ermal Mamaqi, Ardit Gjebrea, Arian Çani, Ilva Tare, Rudina Magjistari dhe Rudina Xhunga, karikaturën e të cilëve po e ndajmë me ndjekësit e Bordo.al.
Përzgjedhja e personazheve në vijim do të ketë gjithmonë lidhje me aktualitetin e ekranit dhe spektaklit. Emrat më në zë do të jenë pjesë e kësaj rubrike.
Teksa presim numrin e ri të revistës BORDO, mes kurioziteteve të tjera, ngelet për t’u zbuluar se cili apo cilët do të kenë rënë në “rrjetën” e Kapexhiut!

Revista Bordo

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF