718-a është numri i ri magjik i Porsche. Që, pasi ridizenjoi gjeneratën e re të Boxster, bën të njëjtën gjë edhe me versionin coupé të sportives së saj, Cayman. E pajisur, ashtu si versioni roadster, me motorin e pazakontë me 4 cilindra dhe turbo, vjen për herë të parë me të njëjtën fuqi në të dyja versionet, 300 kuaj fuqi për versionin më të lirë me një kubikë prej 2 litra (350 kuaj fuqi për versionin Cayman S).
Në fakt, motori është i karakterizuar nga një numër i lartë xhirosh që arrijnë deri në 4 500 dhe me një forcë tërheqëse prej 380 njuton për metër.
Në Shtutgart, normalisht, janë fokusuar edhe në stilin e Cayman-it të ri, duke e bërë më agresiv me thithëset e jarit mbrapa, me një profil anësor më të ulët dhe “mashkullor”.
Pjesa e përparme karakterizohet nga drita shumë të holla bi-xeno. Ndërsa pjesa e pasme shfaqet më e gjerë. Të jashtëzakonshëm janë edhe fenerët që kanë teknologji tredimensionale.
Brenda bie në sy pjesa e sipërme e kruskotit, krejtësisht e ridizenjuar, ashtu si edhe timoni. “Porsche communication management” vjen që në modelin bazë dhe përfshin edhe një impiant audio prej 150 Watt.
Porsche ka publikuar gjithashtu edhe çmimet e coupé-së së saj të re, që aktualisht vlejnë vetëm për gjermaninë. Fillohet nga një vlerë prej 51 623 euro për versionin 718 Cayman dhe arrin deri në 64 118 euro për versionin 718 Cayman S. Lancimi në tregjet evropiane parashikohet në muajin shtator.

Takat elegante që ju duhen këtë sezon







Aston Martin Vantage GT8: Nga pista në rrugë!

Kujt do t’i shkojë pasuria e Prince?

Shtatë mënyra për të përmirësuar shëndetin



“La dolce vita” – Vespa feston 70-vjetorin

Çiftet më elegante gjatë gjithë historisë

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar Prince


Elizabeth II – Gëzuar ditëlindjen Madhëria juaj!

Kush janë meshkujt më me stil në botë?

Kate Middleton në gjurmët e Princeshë Dianës
