KreuStil Jetese

Këshilla për një lëkurë çokollatë

Keni nxjerrë fundet e shkurtra të sezonit por këmbët tuaja janë të bardha si aspirinë? Në situatë të tillë është i domosdoshëm një “tonifikim bronxature”.

Në fakt nuk duhet të shqetësoheni më për cilësinë e këtij produkti, ai nuk është më i njëjti i viteve ’90 që ju bënte njolla-njolla apo merrte ngjyrë potokalli në lëkurë.

Kremrat ngjyresës së lëkurës të gjeneratës së re, janë tashmë shumë cilësor dhe një zgjedhje inteligjente për këtë periudhë të vitit që nuk keni pasur kohën dhe mundësitë për të bërë banjo dielli.

Vajra të thatë, spraj i lehtë për t’u përdorur, xhelra ngjyrosës, xhelra bronxature dushi… Markat rivalizojnë me ide nga më të ndryshmet dhe inovatore për të ofruar produktin më të mirë të mudnshëm: një “tonifikim bronxature” që do ju japë një ngjyrë homogjene, natyrale dhe duke e lënë lëkurën tuaj krejtësisht të hidratuar.

Katër këshilla për të aplikuar sa më mirë një “tonifikim bronxature”:

–          Duhet respektuar patjetër vendi të cilit këto produkte i dedikohen. Nëse është një “tonifikim bronxature” për trupin nuk duhet përdorur për fytyrën dhe e kundërta.

–          Duhet bërë patjetër një pastrim i trupit 24 orë para se të aplikojmë ngjyruesin për të eleminuar lëkurërat e vdekura. Pastrimin mund ta bëni ose duke përdorur një krem me kokriza ose me një sfungjer.

–           Duhet të bëni kujdes me sasin dhe duhet evituar përdorimi i shpeshtë, dy herë në javë është e mjaftueshme.

–          Last but not least, mos haroni të lani mirë duart pasi keni aplikuar “tonifikimin bronxatues” për të evituar njollat.

Në galerinë e fotove do të gjeni disa prej produkteve më të mira për një “tonifikim bronxature” perfekt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF