Dita e sotme është një datë historike për Kosovën dhe kombëtaren e saj të futbollit. UEFA e ka pranuar Federatën Kosovare të Futbollit përpos kundërshtimeve nga ana e Zvicrës dhe Serbisë. Që prej ditës se sotme Kosova është zyrtarisht anëtare e UEFA-s duke qenë anëtari i 55-të i saj. Vendimi u mor në Kongresin e Zakonshëm të Konfederatës Europë që u zhvillua në Budapest, Hungari. 28 shtete votuar pro antëarësimit të Kosovës, duke marrë një votë më shumë nga shumica e thjeshtë. 24 shtete votuan kundër ndërsa 2 abstenuan. Që para Kongresit kishte optimizëm për pranimin e Kosovës, por ky optimizëm u shua pas kërkesës së Zvicrës për zbatimin e nenit që thotë se një shtet që nuk është pjesë e OKB nuk duhet të pranohet në UEFA. Por pavarësisht kësaj UEFA hodhi në votim pranimin e Kosovës. Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Karaxhiç u kërkoi shteteve të pranishme që të mos votonin pranimin e Kosovës pasi futbolli nuk duhet të përzihet me politikën, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga shumica e shteteve që votuan. Me pranimin në UEFA merr fund kalvari i përfaqësueses së Kosovës, që prej 6 Majit 2008 hodhi hapin e parë drejt ndërkombëtarizimit, me kërkesën që në atë kohë nuk u miratua nga FIFA. Pranimi në UEFA i hap rrugë edhe pranimit në FIFA. Nëse një gjë e tillë ndodh, Kosova mund të nisë në vjeshtën e ardhshme fushatën e kualifikueseve për Botërorin e vitit 2018.

Verë 2016: Rrobat e banjës që ju inspirojnë!

Unazat e martesës… po sikur të zgjidhni ngjyrat?

Çokollata… Një ushqim i domosdoshëm në mëngjes!

Këshilla për një lëkurë çokollatë

Buzët e kuqe: Një simbol i joshjes absolute!

Porsche 718 Cayman: Rikthim në origjinë!

Takat elegante që ju duhen këtë sezon







Aston Martin Vantage GT8: Nga pista në rrugë!

Kujt do t’i shkojë pasuria e Prince?

Shtatë mënyra për të përmirësuar shëndetin



“La dolce vita” – Vespa feston 70-vjetorin
