KreuStil Jetese

Çokollata… Një ushqim i domosdoshëm në mëngjes!

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e çokollatës, sipas një studimi të fundit zbulohet se çokollata ka veti të mira për organizmit nëse merret që në mëngjes.

Në djall vafshin mëngjeste “healthy”! Përgatituni të lëpini buzët sepse ky studim i universitetit amerikan të Syracuse tregon jo vetëm që çokollata mund të haet në mëngjesi por edhe që ky është momenti ideal për ta ngrënë atë.

Shpjegimet që vijnë nga ky studim janë jashtëzakonisht logjikë. Në fakt, vetitë e çokollatës në tru dhe në gjithë organizmin tonë në përgjithësi, konfirmohen nga dita në ditë nga studimet e reja shkencore.

Çokollata është një koncetrat energjie dhe stimulues i fuqishëm i dëshirës për të jetuar. Çokollata është një super ushqim që ka bërë shumë persona ta adhurojnë… dhe këto karakteristika e bëjnë një produkt të domosdoshëm për dietën tonë të mëngjesit.

Sikurse këshillohet, në përgjithësi, në mëngjes është e domosdoshme të hamë ushqime të lehta por që na japin shumë energji dhe gjallëri dhe sipas studimeve të ndryshme çokollata duket të jetë një nga produktet ideale.

Pra, mos hezitoni të kullufisni një çokollatë në mëngjes, duke e marrë atë si pije të ngrohtë, duke e vendosur mbi keke apo thjesht duke përtypur një tabletë çokollate… kjo do ju bëjë të jeni më në formë dhe të gjallëruar në punë dhe gjatë gjithë ditës!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF