Filmi i animuar “The Jungle Book” (Libri i xhunglës), që tregon aventurën e famshme të Rudyard Kipling, vazhdon të dominojë “box-office” amerikanoverior, sipas shifrave përfundimtare të publikuara dje nga kompania “Exhibitor”.
Ky version “Disney” i avneturave të Moglit të mbushura me efekte speciale dhe gati krejtësisht i realizuar në imazhe të sintetizuara ka fituar 43,7 milionë dollarë nga e premtja në të dielë në sallat amerikane dhe kanadeze të kinemave, duke arritur një vlerë totale prej 253,4 milionë dollarë në tre javë.
Video: https://www.youtube.com/watch?v=T_EN03fJIyY
Në vend të dytë vazhdon të jetë filmi “The Huntsman: Winter’s War”, një përshtatje e re e përrallës së famshme Borë Bardha e vëllezërve Grimm, me pjesëmarrjen e Charlize Theron, që ka fituar 9,6 milionë dollarë, duke gjeneruar një total prej 34,2 milionë në dy javë.
Një film i ri del në pozicion të tretë, “Keanu”, një komedi e realizuar nga Peter Atencio, ku dy shokë stimulojnë një trafik droge për të shpëtuar një mace të rrëmbyer. Filmi ka gjeneruar 9,45 milionë dollarë.
Kjo është java e parë gjithashtu për “Mother’s Day”, me Jennifer Aniston dhe Julia Roberts, që ka arritur në vend të katërt duke gjeneruar 8,4 milionë dollarë, ku tregon jetët e shumë vjazave, grave dhe nëna familjesh.
“Barbershop: The Next Cut”, një komedi që zhvillohet mbi jetën në një lagje zëzakësh në Chicago e parë nëpërmjet aventurave të klientëve të një salloni për flokët, renditet në vend të pesë duke gjeneruar 6,1 milionë dollarë këtë fundjavë, dhe 44,7 milionë në tre javë.



















