KreuArt

Shqiptarja e vetme që ndoqi festivalin e Coachella

Armina Mevlani ka qenë shqiptarja e vetme që ka ndjekur festivalin e Coachella në Indio të Kalifornisë. Ky festival tre ditor ka mbledhur në Kaliforni një dyndje të personazheve të famshëm për të ndjekur dhe performuar në Festivalin e Arteve dhe Muzikës, Coachela Valley, i cili është një nga festivalet më të njohur të muzikës në SHBA.
Pjesëmarrësit përfshinin Kendall Jenner, motrën e saj të vogël Kylie Jenner, Scott Disick, Taylor Swift, Leonardo DiCaprio, Rihanna, Vanessa Hudgens, Liam Hemsëorth, Katy Perry, Orlando Boom, Miranda Kerr, Evan Spiegel, Tyga, Bella Hadid etj. Sigurisht, në festival nuk mund të mungonin edhe fashionistët nga e gjithë bota. Në tërësi, i gjithë festivali ka qenë një surprizë, duke marrë parasysh edhe këngëtarët interpretues që u ngjitën në si Kanye West dhe Kesha!
Edhe blogerja shqiptare, Armina Mevlani ka ndjekur një nga festivalet më të njohura të muzikës dhe artit, duke patur mundësinë të takojë nga afër shumë personazhe të rëndësishëm botërorë nga fusha e artit dhe modës. Armina ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga festivali, dhe sigurisht edhe veshjet e saj në të tria ditët e tij.  Armina është shoqëruar në këtë eveniment nga partneri i saj, Shkëlzen Berisha.

Përgatiti: S.L

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF