Numërimi mbrapsht ka filluar! Vetëm 10 ditë na ndajnë nga sezoni i gjashtë i “Game of Thrones”. Për të gjithë ju që mezi po duroni që sezoni i ri të fillojë, tashmë do të keni mundësinë të vizitoni rajonet e Essos dhe të Westeros njësoj sikur të jeni aty realisht falë teknologjisë 360 gradë!
Një eksperiencë e jashtëzakonshme që vjen si dhuratë për fansat e këtij programi bashkë me muzikën që tashmë është bërë kult.
Sukses mahnitës! I postuar të mërkurën në mëngjes në faqen zyrtare të “Game of Thrones” në rrjetin social Facebook, videoja ka arritur të rregjistrojë në këto momente që po flasim rreth pesë milionë vizitorë. Një shifër e konsiderueshme por jo e habitshme kur kemi parasysh suksesin e serisë dhe numërin jashtëzakonisht të lartë të fansave.
Falë kësaj teknologjie të re, bastionet e Winterfell nuk do të kenë më asnjë sekret për ju!
Ndoshta HBO ka zgjedhur të bëjë këtë dhuratë për fansat edhe për lajmin e keq që ata morrën kur George R. R. Martin, autori i serisës së librave ku bazohet saga, se nuk e kishte përfunduar ende vëllimin e gjashtë.
Libri “Erërat e Dimrit”, parashikohet të përfundojë në fund të vitit, përfshirë edhe procedurat e shtypjes dhe botimit, ai do të gjendet në librari në të njëjtën periudhë që do të shfaqet sezoni i shtatë, në muajin prill të vitit 2017.
Videoja: https://www.facebook.com/GameOfThrones/videos/10153647535247734/



















