KreuArt

Akademia e Filmit në Sarajevë dhe PriFest dhurojnë bursë të plotë për kineastë kosovarë!

Gjatë edicionit të tetë të PriFest, i cili fillon të premten, një kineast i Kosovës do të fitojë bursë të plotë studimi në SFA. Kjo bursë vjen në saj të marrëveshjes midis Sarajevo Film Academy (SFA) dhe Prishtina International Film Festival (PriFest).
Përfaqësuesja e SFA, një ndër shkollat më prestiogjioze të filmit në Europë, pjesë e Universitetit Sarajevo School of Science and Technology do të paraqesë detaje të kësaj marrëveshjeje gjatë edicionit të tetë të PriFest që pritet të fillojë të premten.
Universiteti Sarajevo School of Science and Technology (SSST) është një institucion privat jo-fitimprurës i shkollimit superior, i krijuar në vitin 2004. Universiteti është i përbërë nga tetë departamente akademike, shtatë institucione kërkimore dhe një Qendër të Medias Dixhitale. Sot, Universiteti SSST njihet si një ndër platformat kryesore akademike të Europës Jug-Lindore. Universiteti është themeluar nga MET Foundation, një organizatë gjithashtu jo-fitimprurëse, e krijuar në vitin 1998 për të ndihmuar në përparimin dhe financimin e projekteve akademike, kërkimore dhe zhvilluese në rajonin e Ballkanit.
“Ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe rajonin, dhe njëkohësisht një mundësi shumë e mirë për filmbërësit. Një bursë e plotë në një shkollë kaq prestigjoze të filmit do ketë ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm në industrinë e filmit, por edhe në edukimin”, u shpreh Vjosa Berisha, Drejtoreshë e PriFest, duke falenderuar përfaqësuesen e SFA, Emina Ganic.
Emina Ganic, drejtuesja e SFA u shpreh: ‘”Jemi të lumtur që po ia ofrojmë këtë bursë një kineasti nga Kosova. Në besojmë që këtu ka shumë talente, ndaj dhe duam t’i mbështesim ato (talented) duke ofruar këtë bursë e cila mundëson një edukim profesionist në film.”
Krijuesi i këtij programi në film.factory, regjisori hungarez Béla Tarr (The Turin Horse, 2011, Ëerckmeister Harmonies, 2000 ose Satantango, 1994), i cili ka një eksperienë 20-vjeçare si profesor i filmit, thotë që arti nuk mësohet, por zbulohet. Në vetëm pak vite, film.factory ka arritur të realizojë parimin kryesor mbi të cilin ky institute është ndërtuar: të edukojë filmbërës të rinj të cilët kanë formën e tyre individuale të të shprehurit dhe të cilët e përdorin fuqinë e tyre krijuese në mbrojtje të dinjitetit njerëzor brenda realitetit që na rrethon.
Sarajevo Film Academy e ruan cilësinë dhe standardin e tij të lartë duke patur numër të limituar të studentëve që pranohen në shkollë gjatë vitit, filmat e të cilëve në fund të studimeve kanë probabilitetin të shfaqen në evente të mëdha kinematografike si Festivali i Filmit në Kanë.
Emrat elitarë si Bela Tarr, Tilda Swinton, Gus Van Sant, Juliette Binoche, Agneszka Holalnd, Pedro Costa janë vetëm disa nga artistët, skenaristët, regjisorët, aktorët apo Drejtorët e Fotografisë të cilët zhvillojnë leksionet dhe seminare ku dhe njihen me studentët e SFA film.factory, duke ndarë me to sekretet e tyre artistike, duke u hapur dyer të reja, si nga ana kreative ashtu dhe nga ajo profesionale.
E vendosur në një godinë në anën e vjetër të qytetit të Sarajevës, SFA film.factory është tashmë shtëpia e shumë studentëve të cilat kanë ardhur që nga Japonia e deri tek Meksika për të eksploruar sekretet e kinemasë. Tashmë, edhe një artist nga Kosova do të ketë mundësinë të iu bashkohet.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF