KreuCelebrity

Flet Tyga pas ndarjes me Kylie: Do ta dua gjithmonë

Tyga dhe Kylie pavarësisht ndarjes, ende vazhdojnë të prodhojnë kaq shumë lajme, megjithëse ky nuk është një fakt i ri duke marrë parasysh sesa shumë ato janë përfolur që prej lidhjes së tyre. Por pavarësisht lajmeve që keni lexuar, ky i fundit do të iu habisë.
Reperi ka vendosur më në fund të flasë për ndarjen me 18 vjeçaren Kylie Jenner dhe arsyet që çuan drejt këtij vendimi. Ai ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme për TMZ se gjithçka ka ardhur për shkak se secili prej tyre ishte fokusuar në punët dhe prioritetet e tyre.
“Ne të dy jemi thjesht të fokusuar në jetët tona indivuale dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë mirë, nuk funksionojnë. Por unë e dua atë dhe do ta dua gjithmonë”, ka treguar ai.
Ndërkohë që Tyga dhe Kylie pas ndarjes janë fotografuar përkrah partnerëve të rinj, të paktën kështu kanë shkruar mediat amerikane. Megjithëse në familjen Kardashian, asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodh më pas! Të presim tani se çmendon 18 vjeçarja për këtë deklaratë të ish-it të saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF