Pas një pauze në muzikë, Turjan Hyska është rikthyer sërish fuqishëm muzikës me projektin Oktapod, i cili përfshin 8 këngë, po aq sa janë edhe tentakulat e oktapodit. Ditën e djeshme është pulikuar kënga e parë hapëse e projektit e titulluar “Provokacija”, ku janë bërë pjesë shumë personazhe të njohur të botës së ekranit. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Turi ka zbuluar më shumë detaje rreth këtij projekti, punës në ekran, si edhe planet e ardhshme me partneren e tij, këngëtaren dhe moderatoren, Orinda Huti.
“Janë realizuar tetë këngë, tetë histori, 8 mesazhe. Qëllimi im është të shpreh disa ndjesi me tekstet e mia, muzikën dhe mbi të gjitha, këngët të shijohen nga publiku im. Çdo fitim prej klikimeve të këtyre këngëve do të shkojë për bamirësi, sepse muzika për mua ka qenë dhe është gjithmonë një formë për të ndihmuar të tjerët, shpirtërisht apo fizikisht”, ka rrëfyer Turjani gjatë intervistës.
Më tej, ai ka folur edhe për punën në televizion si edhe planet për martesë. I pyetur nga gazetarja nëse do të martohej këtëj vit sikurse ishte shprehur, modetari dhe këngëtari i është përgjigjur se për këtë duhet të pyesnin Orindën, pasi ai ishte gati.





Kështu “luan” Olta Gixhari


Çiljeta dhe Alban Hoxha, puthje online

Bella Hadid pa të brendshme në Kanë



Kush ia ka hipur Lorik Canës?








