Babai i tij, Princi Charles është përfolur për flirtin e tij të vazhdueshëm me këngëtaren Sheila Ferguson. Po ashtu, edhe xhaxhallarët e tij kanë qenë në fokus të mediave për flirtet me personazhe të njohur të showbiz-it. Edhe më i vogli i familjes mbretërore, Princ Harry gjatë viteve ka shfaqur simpati për modelet, aktoret, prezantueset televizive dhe këngëtaret, të cilat kanë qenë jo të pakta.
E fundit nga këngëtaret, është ylli i popit, Ellie Goulding. Mediat kanë shkruar se Princi dhe Ellie janë parë shumë afër njëri-tjetrit, madje nën të njëjtën batanije.
Ndërkohë le ti hedhim një vështrim, të gjitha të “dashurave” të famshme të Princ Harry. Epo, të gjitha dëshirojnë të jenë princesha.
Ellie Goulding
Këngëtarja 29 vjeçare dhe Princ Harry njihen me njëri tjetrin prej vitesh. Ajo madje ka kënduar në dasmën mbretërore të vëllait të tij. Ellie dhe 31 vjeçari janë fotografuar të afërt me njëri-tjetrit, madje burimet tregojnë se ato janë parë edhe duke shkëmbyer puthje.
Natalie Pinkham
Prezantuesja 37 vjeçare ka qenë një femrat, e cila është përfolur për një lidhje të mundshme me Princ Harry. Ato u takuan gjatë një ndeshje të këtij të fundit në vitin 2003. Një foto e tyre në vitin 2006, ndërkohë që Harry dhe Natalie dilnin nga një festë, shkaktoi shumë zhurmë.
Në vitin 2012 Natalie u martua dhe momentalisht ka dy fëmijë.
Cassie Sumner
Edhe modelja 33 vjeçare, Cassie Sumner është përfolur si një nga të dashurat e mundshme të Princ Harry. Ato u takuan në vitin 2004, kur ai ishte 19 vjeç dhe ajo 21.
Në një intervistë me vonë, Cassie ka treguar: “Nisi e gjitha me shikim të parë. Ishim në një bar. Ai më ftoi të bashkohesha në tavolinën e miqve të tij. Pastaj u puthëm dhe mund ti merrni me mend gjërat e tjera.”
Mollie King
Çifti u takua në korrik të vitit 2010 në. Gati dy vjet më vonë Mollie, 29 vjeç, u pa duke vallëzuar me Princ Harryn. Por ajo i mohoi këto zëra duke thënë: Unë nuk jam në një marrëdhënie me të. Ne jemi vetëm miq.
Caroline Flack
Prezantuesja Caroline Flack dhe Princ Harry u diskutuan për një romancë në vitn 2009, por zërat u shuan shpejt.
Personazhe të tjerë, me të cilët është përfolur në lidhje Princ Harry janë modelja Florence Brudenell; aktorja Cressida Bonas dhe aktorja Jenna Coleman.
Burimi: Daily Mail






Mohamed Ali: Ndahet nga jeta më i miri!



George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016

Audi TT RS : Një model me 400 kuaj fuqi




Më mbaj për dore Le Gramme

