KreuStil Jetese

Një tatuazh për t’i kujtuar femrave se janë mbretëresha!

Në Instagram tatuazhet me krurorë shtohen çdo ditë tek femrat. Nga vjen kjo tendencë?

“Të jesh një mbretëreshë nuk është vetëm një angazhim për t’i ardhur në ndihmë mbretëreshave të tjera. Është gjithashtu një angazhim për veten tuaj. Për të pranuar hovin që keni përbrenda dhe kurrë të mos pushoni ta doni”. Constance Hall është një blogere australiane, e ndjekur nga më shumë se 104 000 persona në Instagram.

Feministe, nënë e katër fëmijëve, kjo militante 32 vjeçare ka për zakonë të heqë klishetë mbi feminizmin apo të qenurit prind. Shumë e ndjekur ne rjetet sociale, ajo brenda dy javësh ka lançuar një lëvizje të re feministe, tatuazhi në formë kurore, për të gjitha ato femra që u mungon besimi në vetvete.

Constance Hall ndau foton e tatuazhit të saj (një kurorë) në profilin Instagram në fillim të muajit gusht. Që atëherë ajo poston rregullisht klishe që kanë mishëruar që në lëkurën e tyre këtë simbol.

Komentet e fansave janë entuziaste, “Dua edhe unë një”, “Sapo lash takim javën që vjen”, “Mezi po pres të kem timin!”, shkruajnë disa admiruese. Lëvizja ka filluar, ju a do ta ndiqni?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF