Kemi folur shumë mbi kombinimin e shijeve të kokteilit me ditët e nxehta. Miksimi i alkolit, me të tjerë përbërës ëmbëltues, mbetet i preferuari i verës, e jo rrallë herë kemi vendosur të dalim vetëm për të shijuar një gotë të tillë me miqtë.
Edhe pse erdhi më tepër në qendër të vëmendjes nga filmi kult ‘The Big Lebowski’, White Russian është një kokteil që e tejkalon të zakonshmen. Harrojini frutat dhe ëmbëltuesit, pasi kjo pije me origjinë ruse do t’ju sjellë një tjetër eksperiencë në shije. Mjaftojnë vetëm tre përbërës: vodka, Kahlua dhe krem qumështi…Po, kaq e thjeshtë! Edhe pse jo shumë i frekuentuar, pasi klishetë e zakonshme në menutë e bareve janë ato që bien më shumë në sy, White Russian do të shndërrohet në kokteilin e preferuar, në çastin e parë që do ta provoni. Kështu, po ja u lehtësojmë zgjedhjen, herën tjetër që do të uleni në bar, mbrëmjeve me miqtë.