Një tjetër yll që shfaqet me ngjyrën tendencë të kësaj vere! Bad girl Riri kishte zgjedhur pikërisht këtë ngjyrë të ëmbël në një nga premierat e turneut të filmit kinematografik ‘Valerian and the city of a thousand planets’.
Ylli i Pop-it kishte zgjedhur të vishej me këtë ngjyrë duke kombinuar një kanatjere të modelit crop top me një fund me pëndë me gjatësi deri nën gju. Veshja ishte realizuar nga Prada dhe Riri e kishte përshtatur me një palë syze dhe sandale me push po me tonalitete të kësaj ngjyre. Rihanna ka pozuar së bashku me mikeshën e saj, protagonisten e filmit, Cara Delevigne të veshur me një fustan të ndritshëm argjendi.
Kjo ishte një tjetër paraqitje plot stil nga Rihanna.