Ishte një ndër paraqitjet më të bujshme në ‘couture fashion week’, e jo vetëm për stilin. Bella Hadid u prezantua me fustanin e mbrëmjes së Alexandre Vauthier, dhe të gjithë u mahnitën nga shëlqimi dhe prerja e veçantë prezantuar posaçërisht për javën e modës. Por, modelja u desh të përballet me një defekt të fustanit, pikërisht në të çarën e pjesës së përparme të tij, e cila, gabimisht, tregonte më shumë nga ç’duhet.
Një rast i tillë nuk e ka penguar aspak Cara Delevingne, për të zgjedhur të njejtën paraqitje në premierën e ‘Valerian’. Aktorja u shfaq në tapetin e kuq me këtë punim të Alexandre Vauthier, e këtë herë, stilisti ishte siguruar të mos ndodhte ndonjë incident i mundshëm. Kjo, i riktheu Vauthier statusin si një nga krijuesit më seksi të fustaneve të mbrëmjes.
I sugjeruar si një zgjedhje ideale për evente, ngjyra metalizato, rripi i zi në mes e prerja ekstravagante i japin fustanit veçantinë e merituar. Në galeri do të gjeni fotot e dy të famshmeve. Cila prej tyre e veshi më mirë?