Në këtë stinë të nxehtë, ambienti i duhur për të kaluar një ditë të këndshme, plot relaks e freski është Kompleksi Aquadrom Tirana! I pozicionuar fare pranë Liqenit Artificial, ky kompleks gëzon ambiente me kushte ideale edhe për fëmijët tuaj! Është verë dhe të gjithë duam të kalojmë sa më bukur, ku tjetër mund të shkoni përveçse të zgjidhni një nga gjashtë pishinat e mrekullueshme të Aquadromit e me kushtet e duhura higjieno-sanitare?
Ejani dhe relaksohuni në një vend special, aty ku natyra dhe njeriu qëndrojnë në harmoni me njëri – tjetrin! Kompleksi Aquadrom Tirana ofron për pushuesit hapësira të gjelberuara në të cilat ju mund të shijoni paqësisht natyrën në relaks dhe qetesi. Të shijoni një kafe në fresk në një nga baret komodë duke u larguar nga kaosi i qytetit. Do të jeni nën shoqërinë e tingujve të një muzike të përzgjedhur, një ushqimi të shijshëm e të gatuar me kujdes e dashuri nga kuzhinat e mirënjohura, ka edhe një kënd lojërash fantastik për të argëtuar fëmijët! Është një vend me hapësirat e duhura që ju të organizoni një festë ditëlindje të paharrueshme të fëmijëve tuaj, me një dekor të personalizuar! Ka akoma! Netëve të verës Kompleksi Aquadrom realizon mbrëmje të gëzueshme me muzike live me këngëtarë të ftuar dhe grupe të mirënjohura!
Ky vend relaksues ofron ambiente për cilindo në të katër stinët e vitit. I pozicionuar fare pranë shtepive tuaja, tek Liqeni Artificial, Kompleksi Aquadrom Tirana i gjendur mes një hapësire të gjelbert prej 40.000m2 ju fton të shijoni 6 pishina, 4 restorante, 3 bare, 5 fusha futbolli, lojëra për fëmijë, dhe se fundmi një Irish Pub & Restaurant, me i riu në kryeqytet.
Ejani freskohuni në Kompleksin Aquadrom Tirana, vendi perfekt për çdo event! Parkimi i siguruar! Ju ofrojmë edhe një shëtitje në këtë kompleks madhështor, shijoni fotot në galeri dhe… nisuni menjëherë për atje!