Jemi në mes të sezonit veror dhe sa po shijojmë ditët e nxehta, aq dhe po ndjejmë se fundi i tyre po afron pak nga pak. Veshjet ekstravagante, të holla, të lirshme e shumëngjyrëshe shumë shpejt nuk do të jenë më pjesë e garderobës tonë, deri në 12 muajt e ardhshëm.
Kemi folur gjatë për atë çfarë konsiderohet si tendenca më e fundit, duke filluar kostumet e plazhit, e deri tek ngjyra e flokëve. A kemi lënë diçka tjetër pa përmendur? Në fakt, nuk iu kemi kushtuar fare rëndësi asaj që gjen përdorim më së shumti këtë sezon. Bluzat me shpinën e zbuluar jo vetëm që do të bëjnë të dukeni trendi në rrugët e qytetit, por do të jetë dhe zgjidhje kundër temperaturave të larta e të padurueshme.
Modele të tilla ju afrojnë më tepër pranë rërës dhe detit, duke iu dhuruar pamjen tipike tropikale. Nëse keni vendosur të dilni një mbrëmje me miqtë, një still i këtij lloji do të bëjë të gjithë të pranishmit të kthejnë sytë nga ju. Mos e nënvlerësoni këtë alternativë paraqitje, e nëse ende nuk keni gjetur modelin e duhur, ne ju paraqesim disa nga më të bukurat në galeri.