KreuFashion

Modelet e reçipetave, që do të bëjnë të dukeni sikur nuk i keni veshur fare!

Sa herë na ka rastisur të duam të veshim një fustan të hapur prapa, por na ka penguar rripi i reçipetave? Sa herë jemi privuar nga blerjet e të tilla veshjeve, që kërkojnë të mos shfaqet asnjë element i tepërm i të brëndshmeve?

Fatmirësisht, rripat plastik të reçipetave nuk janë më në rradhët e zgjedhjeve të preferuara, e kupat me vijën e hollë të silikonit në brendësi, na u gjendën si zgjidhje, sa herë që guxuam të vishnim një bust. Por, a ekziston mundësia e eleminimi të rripit të prapëm të reçipetave? Mosmbajtja e tyre nuk është gjithmonë alternativë, për aq kohë sa nuk jemi Kendall Jenner. Copa e veshjes së preferuar mund të jetë kaq e hollë, sa dalja pa të brëndshme, bëhet aspak e denjë për në qytet. Kështu, ne ju prezantojmë 5 modele, që do të jenë shpëtimi i dhjetëra fustaneve ende të paveshur në garderobën e çdo femre. Tani, nxitoni t’i bëni pjesë të koleksionit tuaj, pasi të tilla stile janë vërtetë ajo çka ju ka munguar gjithmonë…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF