Ishte aktorja e famshme Brigitte Bardot që i bëri të njohur botës vendin e mrekullueshëm të quajtur Saint Tropez. Ky vend i vogël është sot një nga destinacionet më të preferuara të yjeve hollivudiane për të kaluar një fundjavë fantastike. Gjithçka shik, edhe kur del për një shëtitje të shkurtër rrugicave.
Nuk ka nevojë të jeni në këtë vend për të patur edhe ju një look të tillë, ne ju japim disa ide përmes galerisë së fotove me paraqitjet vip. Look-un ‘tropezian’ mund ta bëni tuajin me këto veshje kyç: fustane të shkurtër, preferohen të bardhë, këmishë klasike marinari me vija, pantallona të shkurtra, të ngushta, një çante kashte dhe një palë sandalë të thjeshta. Do të dukej bukur edhe një fund me bel të lartë kombinuar me një kanatjere crop top. Për prekjen finale, look-u i St.Tropez do të plotësohej me një detaj me kuadratat vichy ose më një shall të mëndafshtë.
Inspirohuni nga yjet në galeri!