Ajo është e njohur për personazhin e Carrie Bradshaw, në serialin e famshëm ‘Sex and The City’. E çmendur pas këpucëve, Carrie mesa duket nuk qendron dhe aq larg nga Sarah Jessica Parker në këtë drejtim. Ndjekëse e flaktë e modës dhe trendeve më të fundit, aktorja merret jo rrallë herë si referim mbi përzgjedhjen e të veshurave më mirë.
Por, mesa duket Parker, si çdo femër, veçon një palë këpucë si më të preferuarat, nga i gjithë koleksioni i saj i çmendur. Ndoshta, po mendoni për Manolo Blahniks, por ja që gaboni. Po flasim në fakt për një palë sandale mjaft kontroverse, të njohura ndryshe si Hasbeens Kringlan. Prodhuar në Suedi, një model i tillë konsiston në platformën e drunjtë dhe veshjen e sipërme prej lëkure, dhe sekreti i të klasifikuarit si ‘kontroverse’ qendron në faktin se jo të gjithë i konsiderojnë si të bukura. Shumica i adhuron për komfortin që dhurojnë gjatë ecjes, e mesa duket kjo e ka joshur edhe Sarah Jessica Parker, e cila i ka veshur jo pak herë, që nga 2008, e deri më sot. Emra si Sienna Miller, Naomi Watts e Michelle Williams, janë fotografuar gjithashtu me këto sandale suedeze, të prezantuara në imazhin e mëposhtëm.