KreuBordo Men

Robert Aliaj uron ndryshe për festa: “Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme”

Ndërsa personalitete të njohura shqiptare kanë uruar 105-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, secili sipas mënyrës së tij, artisti Robert Aliaj ka marrë shkas të kritikojë ata që bëjnë patriotin një ditë në vit, dhe vetëm në rrjete sociale.

Ai i ka ftuar të gjithë shqiptarët të reflektojnë dhe t’i bëjnë vetes një pyetje: Çfarë bëj unë për Shqipërinë?

Rezultate imazhesh për robert aliaj

E gjitha kjo në postimin e fundit të Robertit, ku shfaqet vajza e tij, Gala, e cila në një prononcim për radio Panic në Bruksel, ka folur për korrupsionin në Shqipëri.

https://www.instagram.com/p/BcCMkskj5-6/?taken-by=robertdragot

“Sot është dita kur secili nga ne duhet të pyesi veten: Çfarë bëj unë për Shqipërinë? Të pyesni veten se çfarë ne mund të bëjmë së bashku për mendimin e lirë, për një Shqipëri të çliruar nga prangat e gangsterizmit. Stop Patriotizmit instant që është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrieti, gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragiykim që i vjedh njeriut veterespektin dhe dinjitetin, që amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde. Stop patriotizmit si mbeturinë e djegshme në shërbim të pishtarit të cilitdo ambicioz me pushtet. Patriotizmi në kontekstin e kohës sonë është një ndjenjë përgjegjësie kombëtare. Jo shfrytëzimit të pasurive natyrore, jo shkatërrimit dhe padijes. Jo patriotizmit instant afatshkurtër. Joo shpërthimeve të ekzaltuara të emocioneve primitive. Po përkushtimit dhe qëndrueshmërisë. Shqipëria pret nga çdo burrë dhe cdo grua shqiptare, të përmbushin misionin e tyre në shërbim të kombit. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”- shkruan Robert Aliaj.

Rezultate imazhesh për robert aliaj gala

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF