Një bukuri që të le pa fjalë! Kështu është dukur këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez, teksa pozonte për një reklamë për këpucët e reja të koleksionit të dizajnerit italian Giuseppe Zanotti. E veshur me një palë bikini të zeza, Jennifer dukej më seksi se kurrë, ndërsa format e saj na bëjnë të ndjehemi të gjitha të “turpëruara”.
Aktorja dhe këngëtarja edhe vitin e kaluar ishte pjesë e një reklame për legjendarin e modës, Zanotti dhe suksesi ishte tepër e madh. Prandaj edhe këtë herë nuk pritet më pak nga bukuroshja.
Ndonëse 48-vjeçe ajo ka treguar edhe njëherë se nuk ka aspak ndërmend të plaket. E në fakt këngëtarja lodhet shumë për të arritur perfeksionin e trupit te saj. Vetëm disa ditë më parë ajo publikoi në Instagram video ku stërvitjes së bashku me të dashuri e saj. E në fakt ishin një numër i madh e i vështirë ushtrimesh, prandaj Jennifer e ka me hak atë trup.



















