KreuCelebrity

Pse Kim nuk përdor më syze dielli të mëdha? Ia ka ndaluar Kanye!

Që nga koha kur Kim filloi të shoqrohej me Kanye-n, mund të thuhet me siguri që garderoba e saj ndryshoi pak nga pak. Nuk u desh shumë që vetë ylli i Kardashianeve të pranonte se bashkëshorti  kishte flakur tutje çdo veshje të Kim, duke i dhuruar një stil krejt ndryshe. Dhe, që prej atëherë, nuk e kemi parë ndryshe yllin e një prej formateve më të ndjekura në Amerikë.

Por, duket se Kanye ka ndikuar edhe më shumë se kaq. Ndoshta, shumë femra do ta ëndërronin që meshkujt në jetën e tyre të kujdeseshin për detaje të këtij lloji. Kim ka deklaruar se reperi i ka dërguar një e-mail të tërë ku i shpjegonte pse ajo nuk duhet të përdorte më syze dielli të një madhësie të konsiderueshme. “Më mbushi me foto të viteve ’90, për të më bindur se ishin syzet e vogla ato që më shkonin më shumë dhe që ishin më në modë”, ka thënë Kim, dhe pikërisht tani mund ta kujtojmë se kemi vërtetë shumë kohë pa e parë Kardashian me një stil të atillë aksesorësh.

Të njejtën tendencë e kanë përqafuar pak a shumë edhe motrat e tjera të Kim, sidomos Kendall, e cila duket e apasionuar pas syzeve të vogla. Dhe, siç mund të shihet, Kanye ka qëlluar në shenjë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF