KreuCelebrity

Kjo nuk ishte parë më parë në familjen mbretërore, por Meghan Markle e bëri

Meghan Markle ka sjellë një tjetër frymë në familjen mbretërore.

Në daljen e parë zyrtare për vitin 2018 krah princ Harry-it, aktorja ka shkëlqyer me pamjen e saj: një pallto ngjyrë bezhë  Smythe, bluzë të Marks & Spencer, pantallona Burberry, një palë vathë të Burks. Nuk është e nevojshme që t’ju themi se të gjitha këto firma regjistruan shitje shumë të mëdha, pasi të gjitha vajzat duan të duken si aktorja. 

Por ajo që të gjithëve u bëri përshtypje ishte modeli i flokëve: të kapura në mënyrë të çregullt topuz. Nuk është aspak ai modeli i flokëve që jemi mësuar ta shohim tek Dukesha Kate, të krehura më onde në fund, shumë natyrale, megjithatë ajo dukej shumë e bukur dhe kjo zgjedhje e saj  u prit shumë mirë.Mesa duket Meghan ka zgjedhur që të qëndrojë më afër me popullin se sa të ruaj imazhin tipik të një anëtareje të familjes mbretërore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF