Dita e martesës është pa dyshim dita më e bukur për dy të dashuruar që zgjedhin të lidhin një herë e përgjithmonë fatet e tyre. E në emër të kësaj lumturie, ne përpiqemi të organizojmë një ceremoni sa më të veçantë e që të përngjasë sa më shumë me ëndrrën tonë.
E me sa duket afër një momenti të tillë është edhe futbollisti i njohur, Gareth Bale. Nuk e dimë ende kohën dhe vendin e saktë, por ai ka deklaruar se dasma do të jetë në Itali. Mrekulli deri këtu, Italia ka vende të jashtëzakonshme. Por për ta bërë akoma më të veçantë këtë ceremoni, Bale ka zgjedhur një super këngëtare për të argëtuar miqtë e tij. Ju merr mendja se cilën? Bëhet fjalë për divën Beyonce.
Sipas “The Sun”, 36-vjeçarja ka kërkuar asgjë më shumë se sa 1.5 milion euro për të qenë pjesë e ditës së paharrueshme të futbollistit. Një shifër e cila nuk duket të ketë qenë shumë problem për kapitenin e Uellsit, pasi duket se ata janë në bisedime e sipër.