KreuCelebrity

Kylie Jenner po tallet me fansat e saj? Me këto foto arriti me të vërtetë kulmin

Kylie Jenner po tallet me fansat e saj?

Epo një tjetër shpjegim nuk mud t’i japim veprimeve të saj. Teksa të gjithë prisnim që ajo të konfirmonte shtatzëninë e saj, bukuroshja ka publikuar disa foto nga reklama më e re së bashku me motrën e saj, ku nuk mund të dallojmë bark të rrumbullakët, por forma trupore shumë seksi.

Më e vogla e shtëpisë Kardashian/Jenner shfaqet në të gjitha fotot me korse. Ky detaj i ndau fansat e saj në dy grupe: ato që mendonin se ajo ka lindur dhe me korse po përpiqet të fshehë barkun që i ka mbetur dhe ato që mendojnë se korseja është pikërisht për të fshehur barkun e rrumbullakosur.

Nëse është kjo e fundit, tingëllon me të vërtetë shumë jo njerëzore.Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që këto foto të jenë realizuar shumë kohë më parë, por janë publike vetëm tani.

Çfarë nuk presim tashmë nga Kylie, vetë, konfirmimin e shtatzënisë jo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF