Ka kohë që ka treguar se është i dashuruar, por nuk ishim prezantuar ende me vajzën fatlume. E kemi fjalën për aktorin e njohur të “Portokallisë”, Rezart Veleshnja. Ai ka postuar shpesh foto me të dashurën, por nuk e ka treguar kurrë me fytyrë e praktikisht nuk dinim asgjë për të.
Por edhe durimi e ka një kufi. Aktori duket se është aq i dashuruar saqë tashmë ka vendosur ti tregojë të gjithëve se kush ja ka “rrëmbyer zemrën”. Ai ka postuar në Instagram një foto dhe një video sëbashku me të dashurën, ku duket se po kalojnë disa kohë relaksi në Gjermani. Sërish nuk tregon shumë, por të paktën tani dimë se bëhet fjalë për një brune bukuroshe së cilës i fillon emri me shkronjën “S”.
Aktori ka qenë i fejuar më parë me grimieren Pranvera Metolli, me të cilën u nda pas dy vitesh. Sipas aktorit shkak për këtë u bë mospërputhja e orareve të tyre për arsye pune.



















