KreuCelebrity

E dimë që Kate i përsërit veshjet e saj, por kësaj here na preku me të vërtetë zemrën

Është dukeshë dhe nisur nga ky titull që ajo mban, ia “tolerojmë” veshjet e shtrenjta të Kate Middleton.

Një nga gjërat që mbretëresha Elisabeth nuk pëlqen tek nusja e nipit të madh, janë pikërisht shpenzimet e mëdha që ajo bën për pamjen e jashtme. Megjithatë, përpos kësaj, një tjetër tipar dallues është përsëritja e veshjeve. Ajo shpesh është shfaqur me të njëjtën pallto, fustan, këpucë, por kjo zgjedhje e fundit na ka prekur zemrën.

Gjatë një aktivitieti në Reach Academy dhe në qendrën Place2Be, Kate u shfaq me një fustan Séraphine, i njëjti që kishte veshur rreth 3 vite më parë, kur ishte shtatzënë me princeshë Charlotte dhe dukej me të vërtetë shumë e bukur, sikur vitet të mos kishin kaluar.  Mesa duket, dy nuset e familjes mbretërore kanë zgjedhur që të ruajnë imazhin e një vajze të thjeshtë,  nisur edhe nga e kaluara e tyre, ndonëse në mënyra të ndryshme: Kate shpenzon shumë, por këto veshje i përsërit disa herë, e ndërsa Meghan shpenzon më pak, por i vesh vetëm një herë, të paktën në dalje publike.

Jo më kot janë personazhe aq të dashura, e mbi të gjitha me aq shumë influencë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF