KreuCelebrity

Ledioni apo London, kujt i shkonë më shumë? Babë e bir bëjnë ‘xing’ me paraqitjen!

Ndonëse së fundmi nuk kemi parë shumë foto të tij, Sara dhe Ledioni janë ndër ata prindër që nuk i kursejnë postimet për të birin. Duke qenë se gjithmonë i japin një frymë humori imazheve të London, shpesh emri i tij shihet si në lajmet, ashtu dhe titujt e artikujve për VIP-at. Por, këtë herë, le të themi se e meriton vëmendjen e plotë, për aq kohë sa duket se ka lënë në hije të atin me paraqitjen e tij.

Me këpucët njësoj, Ledioni ka nxituar të postojë në rrjetet sociale foton krahë Londonit, duke treguar se edhe pse vetëm një vjeç, i biri mundet fare mirë të jetë po aq ‘in’ sa një i rritur. Me dizenjon bardh e zi, London duket se e konkuron pa frikë moderatorin, duke lënë kështu vend për pyetjen: “Kujt i shkojnë më shumë?” Në të vërtetë, është një nga ato rastet tipike ‘matchy-matchy’, edhe pse të tilla imazhe i kemi parë më shpesh mes nënave dhe vajzave të tyre të vogla. Nga ana tjetër, ky kombinim babë e bir, duhet të shihet më shpesh në rrugë, por edhe në imazhet e publikuara në rrjetet sociale.

Me gjithë atmosferën tipike prej tendencash të fundit përreth, diçka është e sigurt: London do të rrëmbejë shumë shpejtë vëmendjen e publikut si fashionisti më i vogël në kryeqytet. Duket që tani…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF