Dje Emina Cunmulaj ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe kryefjalë e tyre ishte pikërisht “divorci” me bashkëshortin e saj.
Ndodh shpesh herë me ne vajzat, që kërkojmë të bëjmë një ndryshim tek vetja, pasi mund të jemi mërzitur me të njëjtën pamje, dhe Emina bën pjesë në këtë grup. Nëse ne maksimumi do të kishim ndryshuar ngjyrën e flokëve, apo do të kishim lënë disa balluke, Emina kishte dëshirë që t’i priste flokët shumë shkurt, por për këtë nuk ishte dakord bashkëshorti i saj.
Ishte vetë Emina, ajo cila postoi në Instagram foto nga biseda në What’s app me bashkëshortin, i cili i thoshte se do të divorcohej nga ajo nëse bëntë këtë ndryshim. Sigurisht e dinim që nuk ishte një arsye e fortë për divorc, por gjithsesi, një lajm i tillë pushtoi portalet shqiptare.
Ndonëse disa milje larg nga ne, duket se Emina lexon çdo gjë që shkruhet për të, për këtë arsye mëngjesin e sotëm, preferoi që të kthente një përgjigje, paksa ironike.
“E keni marrë vesh të fortën e fundit nga portalet shqiptare: Emina Cunmulaj po bën divorc…”, dëgjohet teksa thotë në një video live.
Epo jo të gjithë do kishin reaguar si Emina Cunmulaj kur të lexonin në lajme për divorcin e tyre.



















