Kohët e fundit, ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të martesës së saj me një nga avokatët më të pasur në Maqedoni, Seryzha Markov.
Mjaftoi një deklaratë e bukuroshes gjatë një interviste në një show televiziv, e cila u shpreh se është më e dashuruar se kurrë, dhe të gjithë u bëmë shumë kureshtarë për të zbuluar djalin fatlum që ia kishte rrëmbyer zemrën. U përfol se ishte biznesmeni rus Sergej Samsonenko, por kjo u mohua menjëherë nga vetë këngëtarja, e ndërsa më pas na erdhi konfirmimi nga vetë Adelina nëpërmjet disa fotove të publikuara në profilin e saj në Instagram.
Ajo është një ndër këngëtaret më “in” të momentit, e cila është bërë pjesë e tregut muzikor që në një moshë të vogël, por gjithashtu edhe një ndër këngëtaret më të paguara dhe për këtë arsye ia lejon vetes që të bëjë shpenzime të mëdha, si psh. kjo orë që ajo mban në dorë, e cila ka kushtuar as më pak e as më shumë se 13.150 euro.
Por ndoshta mund të jetë edhe një dhuratë nga bashkëshorti i saj…



















