Nëse do t’ju pyesnim se cilat janë modelet më të mira të momentit, pa dyshim dy emrat që parë që u vijnë ndërmend janë Gigi dhe Bella Hadid.
Pavarësisht faktit se ata kanë mbështetjen maksimale nga familja e tyre, duket se bukuroshet janë ndaluar nga nëna e tyre që të jenë pjesë e modelingun në moshën 16 vjeçare, ashtu siç kanë bërë shumë modele të tjera.
Gjatë një interviste, Yolanda Hadid ka rrëfyer se përpara se Gigi, Bella dhe Anwar të bëheshin modelë profesionit, i ka “ushqyer” me rregulla strikte për këtë botë sa të ashpër, aq edhe të bukur dhe u ka dhënë vetëm një këshillë: të shijojnë fëmijërinë e pastaj t’i futen punës.“Unë nuk i kam lejuar vajzat e mia që të bëhen modele që në moshën 16 vjeç, por duhet të prisnin që të mbushnin 18. Mbaj mend, pasi kur ata mbushën 16, nisën të më thonin: mami unë dua të jem modele, kështu e kanë bërë të gjitha. Unë ia ktheva: nuk më interesojnë se çfarë bëjnë të tjerët, më interesoni ju dhe kurrsesi nuk do e thyej rregullin tim”, u shpreh ajo.
Por, tashmë që ato janë shndërruar në modelet më të mira, e kanë kuptuar se nëna e tyre ka pasur shumë të drejtë.
“Më kanë kundërshtuar për shumë vite, e ndërsa tani më thonë: mami shumë faleminderit që na lejove që të kishim një fëmijëri tonën. Nuk mendojmë që do kishim arritur këtë sukses nëse do e kishim nisur dy vjet më parë”, tregon ajo.
Epo, nënat kanë gjithnjë të drejtë.



















