Orinda dhe Dojna bëjnë ‘xing’, ja detaji që bashkoi vajzat e ekranit!

Orindën e kemi komentuar disa herë për zgjedhjen mbi veshjet, ashtu sikurse gjithmonë është cilësuar si një ndër ndjekëset më të mëdha të modës në Shqipëri. Në ndjekje të tendencave të fundit, por edhe duke shtuar jo pak nga vetja, Huta është vënë disa herë në qendër të vëmendjes lidhur me paraqitjet ditë pas dite. Këtë herë, fotot më të fundit të postuara në Instagram na kujtuan menjëherë diçka tjetër.

Reçipetat e kuqe, të punuara me tyl dhe qendisje në mes tyre, nuk janë modeli që e shohim për herë të parë. Një tjetër vajzë e ekranit ka veshur të njejtin stil më shumë se një herë, edhe pse ka sjellë një version ndryshe të tyre. Bëhet fjalë për Dojna Memën, e cila aktualisht është moderatore e ‘Pop Culture’. Kombinuar me bluze tyl të zeza, Dojna ka preferuar dizenjo disi më ndryshe, me stampime shumëngjyrëshe. Ndërsa, Orinda ka preferuar t’i kombinojë me një xhaketë ushtarake, zbukuruar me detaje të shumëllojshme.

Një tendencë të tillë mund ta shohim shumë shpejtë edhe nga të tjera personazhe të ekranit. Ndërkohë, sipas preferencës tuaj, do të bënit zgjedhjen e Dojnës apo Orindës për një paraqitje të kësaj natyre?

Previous ArticleNext Article