KreuBusull

E konfirmon studimi, nuk jemi vetëm në galaksi

Një studim i ri ka nxjerrë në pah të tjera detaje për sa i përket jetës në planetet e tjera. Studimi i realizuar nga disa qendra të studimeve hapsinore ka dalë në përfundimin se jeta ekziston edhe në vende të tjera përveç tokës.

“Mikrobe të ngjashme me ato në tokë, mund të rriten në oqeanin nëntokësor të ngrohtë në Enceladus, një hënë e akullt që rrotullohet rreth Saturnit”, thuhet në studim për  hënën e planetit të gjastë më të largët nga dielli.

Sipas shkencëtarëve Enceladus ka shumë nga përbërësit e nevojshëm për zhvillimin e jetës aliene. Gjithashtu ata kanë shtuar se edhe në planetin tonë ka disa microbe të cilat mund t’i mbijetojnë kushteve atmosferike në satelitin e Saturnit.

Gjitahshtu shkencëtarët kanë shtuar se se metani rreth sipërfaqes së satelitit mund të prodhohet nga jeta mikrobiale nën koren e tij.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF